
Brightoni thyen keq Chelsean
Chelsea është mposhtur thellë 3:0 nga Brightoni në udhëtim të premten mbrëma.
Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të Premier Leagues.
Goli i parë u shënua nga Kaoru Mitoma në minutën e 27-të.
Dy golat e fundit i realizoi Yankuba Minteh në minutën e 38-të dhe 63-të.
Te vendësit në bankën rezervë ishte Brajan Gruda.
Chelsea pas 25 ndeshjeve të zhvilluara ka 43 pikë dhe është në vendin e katërt.
Brightoni ka gjashtë pikë më pak dhe renditet në pozitën e tetë.