Brighton thyen Man Unitedin

Brighton thyen Man Unitedin

Brighton është treguar skuadër e fortë në duel me Manchester Unitedin, duke fituar me rezultat 2-1, të shtunën në kuadër të javës së dytë në Premier League.

Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka prodhuar një sfidë interesante, sidomos finishi i ndeshjes.

Ishin nikoqirët që përmes Welbeck (32’), kaluan në epërsi prej 1-0.

Në pjesëlojën e dytë, skuadra e Ten Hag gjithnjë e kërkoi golin e barazimit të cilin e gjeti më anë të Diallo (60’).

Man United ka mundur të kalojë në avantazh pasi që Zirkzee (70’), realizoi gol, por pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua.

Ndërkaq, Brighton në lojën shtesë gjeti edhe golin e fitores më anë te J.Pedro (90+5’).

Brighton merr kryesimin e tabelës me 6 pikë, derisa Man United ka tri pikë.

Share This