Borusia Dortmund vendos klauzolën 50 milionë euro, Guirassy mes Anglisë dhe Spanjës

Borusia Dortmund vendos klauzolën 50 milionë euro, Guirassy mes Anglisë dhe Spanjës

Borusia Dortmund pritet të humbasë sulmuesin Serhou Guirassy verën e ardhshme. Klubi gjerman, i njohur për politikën e suksesshme të përfitimeve nga shitjet që bën, ka kontratë deri në 2028-ën me këtë futbollist. Por në verë mund të aktivizojë një klauzolë prej 50 milionë eurosh për ta liruar në 2026-ën.

Janë të shumtë klubet e mëdha europiane që po monitorojnë situatën e Guirassy. Në gjurmët e sulmuesit të vitlindjes 1996 janë vënë prej kohësh Chelsea, Real Madrid, Barcelona, Arsenal dhe Manchester City.

Afrikani i lindur në Francë ra në sy gjatë aktivizimit te Shtutgart në Bundesligë dhe më pas kaloi te Borusia Dortmund. Sezonin e kaluar ai realizoi 21 gola, kurse këtë sezon deri tani e ka gjetur rrugën e rrjetës 5 herë në kampionat. Në qershor, sipas të gjitha gjasave sulmuesi 29-vjeçar do të ndërrojë kampionat, me bigët e Premier League dhe La Liga që e presin.

Share This