Bislimi: Në vitet 2021-2023, Kosova përfitoi 8.7 milion nga programet e BE

Bislimi: Në vitet 2021-2023, Kosova përfitoi 8.7 milion nga programet e BE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se përgjatë periudhës 2021-2023, Kosova ishte përfituese e 8.7 milionë eurove nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian. Ka treguar se për periudhën financiare 2021-2027, Kosova aktualisht merr pjesë në 9 programe të BE-së, duke kontribuar në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke listuar këta sektorë.

“Erasmus+ – Mbështetje për arsim, trajnim, rini dhe sport. Horizon Europe – Financim për kërkime dhe inovacion shkencor. Europa Kreative – Përkrahje për kulturën. Tregu i Përbashkët – Mbrojtje e konsumatorëve dhe siguri ushqimore. CERV – Promovim i të drejtave qytetare dhe barazisë. Evropa Digjitale – Transformimi digjital dhe siguri kibernetike. Drejtësia – Forcimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit. Fiscalis dhe Dogana – Modernizimi dhe harmonizimi i administratës tatimore dhe doganore me standardet e BE-së”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Siç ka treguar numri dy i qeverisë, me një kontribut prej vetëm 1.9 milionë euro, kthimi i investimit ka tejkaluar 300%, duke sjellë përfitime konkrete për institucionet publike.

“Me një kontribut prej vetëm 1.9 milionë euro, kthimi i investimit ka tejkaluar 300%, duke sjellë përfitime konkrete për institucionet publike.  në përmirësimin e shërbimeve dhe harmonizimin me BE-në e institucionet arsimore dhe qendrat kërkimore në grante për kërkime dhe mobilitet. Gjersa për OJQ-të më shumë mbështetje për të drejtat e njeriut dhe zhvillim kulturor, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme financim për inovacion dhe konkurrueshmëri, e për qytetarët e të rinjtë bursa, mobilitet dhe trajnime profesionale”, ka shtuar ai, raporton rtk.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka thënë se nga ky vit përfitimet pritet të rriten.

“Përfitimet pritet të rriten falë marrëveshjeve të reja të ratifikuara për programe si CERV, Evropa Digjitale dhe Tregu i Vetëm. Ky sukses pasqyron përkushtimin e Kosovës në rrugën evropiane dhe përfitimin nga mundësitë e integrimit”, ka shkruar Bislimi.

Share This