
Bildt: Bllokada politike ka dëmtuar besueshmërinë e shtetit të Kosovës, kjo është keq për të gjithë
Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka reaguar për bllokadën politike në Kosovë.
Bildt ka thënë se pamundësia për të ecur përpara e ka dëmtuar kredibilitetin e shtetit të Kosovës dhe se kjo është gjë e keqe për të gjithë.
“A do të ketë ndonjëherë Kosova një qeveri të re? Pamundësia për të ecur përpara dëmtoi besueshmërinë e vendit. Dhe kjo është keq për të gjithë”, ka shkruar Bildt në platformën “X”.


