Bie Gjermania, Angli-Spanjë finalja e madhe të Evropianit

Bie Gjermania, Angli-Spanjë finalja e madhe të Evropianit

Spanja e ka siguruar finalen e madhe të Evropianit për femra që po mbahet në Zvicër.

Spanjollet mundën Gjermaninë, me rezultat 1-0, pas lojës shtesë pasi që koha e rregullt u mbyll pa gola.

Ndonëse në këtë sfidë interesante u shënua vetëm një gol dhe atë në lojën shtesë, megjithatë, të dy kombëtaret krijuan disa raste të mira, megjithatë, gol që vendosi epilogun e këtij dueli erdhi në minutën e 113-të nga Bonmati.

Spanja në finale do të përballet me Anglinë, e cila mbrëmë eliminoi Italinë.

Share This