Biden, përpjekje për të zbutur shqetësimet e partisë rreth gjendjes së tij
Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet të mërkurën me disa nga 23 guvernatorët demokratë në kuadër të përpjekjeve që të sigurojë kolegët kryesorë politikë se ai është në gjendje të mbetet kandidati i partisë për zgjedhjet e vitit 2024.
Po kështu trupa izraelite kryen operacione tokësore në lagjen Shujaiya, të qytetit të Gazës, që ndodhet në pjesën veriore të rajonit.
Të martën Kombet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë lidhur me urdhrin izraelit për evakuimin e një pjese të madhe të Gazës jugore, që sipas OKB-së, prek me dhjetëra mijëra civilë.
“Urdhri i djeshëm për evakuimin e 117 kilometrave katrorë në provincat Khan Younis dhe Rafah, prek rreth një të tretën e Rripit të Gazës, duke e bërë atë urdhrin më të madh të dhënë që nga tetori, kur banorët u urdhëruan të evakuonin pjesën veriore të Gazës”, u tha gazetarëve Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Agjencia e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë (UNRWA) vlerëson se rreth 250,000 persona strehoheshin në ato zona, në kohën kur u dha urdhri për evakuim.
Zoti Dujarric tha se popullata që është urdhëruar të evakuohet po përballet me zgjedhje të vështira, ose të shkojnë drejt atyre pjesëve të rajonit që nuk kanë pothuajse asnjë shërbim, ose të qëndrojnë aty mes luftimeve më vazhdim.
Ai tha se urdhri i ri i evakuimit mbulon një zonë me më shumë se 90 shkolla, shumica e të cilave strehojnë të zhvendosur, si dhe katër qëndra shëndetësore.
Të martën forcat izraelite kryen sulme në pjesën jugore të Gazës dhe zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se të paktën tetë persona u vranë në Khan Younis.
Izraeli u ka bërë thirrje vazhdimisht palestinezëve të largohen nga disa pjesë të Gazës, zakonisht përpara ndërmarrjes së ndonjë sulmi, si pjesë e përpjekjeve që Izraeli thotë se kanë për qëllim mbrojtjen e civilëve.
Ahmad Najjar, një banor në zonën që është objektiv i evakuimit, tha për agjencinë e lajmeve ‘France-Presse’ se “banorët janë të ngërthyer nga frika dhe ankthi ekstrem’ si dhe shtoi se ai ka parë të zhvendosen “një numër i madh njerëzish”.
Lufta Izrael-Hamas shpërtheu pas sulmit më 7 tetor të vitit 2023 nga grupi militant ndaj shtetit hebre duke vrarë rreth 1200 persona e marrë peng më shumë se 250 të tjerë.
Si pasojë e kundërpërgjigjes izraelite janë vrarë deri tani rreth 38,000 persona sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë dhe pjesë të tëra të territorit, janë shndërruar në gërmadhë. /VOA/