Biden: Gershkovich dhe Whelan u lirua nga Rusia përmes negociatave

Biden: Gershkovich dhe Whelan u lirua nga Rusia përmes negociatave

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se lirimi i shtetasve amerikanë, Evan Gershkovich dhe Paul Whelan ishte pjesë e një shkëmbimi më të madh të të burgosurve të negociuar nga administrata e tij.

Presidenti, në një deklaratë, tha se ”gjithsej tre qytetarë amerikanë dhe një mbajtës i kartës jeshile amerikane, ose banor i përhershëm, më në fund po kthehen në shtëpi”.

”Ata u burgosën padrejtësisht në Rusi”, shtoi ai.

Përveç Geshkovich dhe Whelan, ai propozoi Alsu Kurmasheva dhe Vladimir Kara-Murza.

Ky i fundit është një aktivist rus, i cili së fundmi u raportua se ishte në gjendje të keqe shëndetësore.

Biden tha se ”qeveria e tij kishte negociuar lirimin e 16 personave nga Rusia, duke përfshirë pesë gjermanë dhe shtatë shtetas rusë të cilët ishin të burgosur politikë në vendin e tyre”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara shprehu mirënjohjen e tij për aleatëttë cilët mbështetën gjatë negociatave të vështira dhe komplekse për të arritur këtë rezultat, përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Slloveninë, Norvegjinë dhe Turqinë. /atsh

Share This