Besa Famgas gati për sfidën në Çeki

Besa Famgas gati për sfidën në Çeki

Për herë të 19-të, Besa Famgas paraqitet në gara evropiane për hendbollistë.

Prej kur debutoi ndaj Bevo Panningenit të Holandës më 3 shtator 2005, Besa vetëm një herë ka munguar nga garat evropiane.

Këtë edicion paraqitet në Kupën Evropiane, kurse garimin e nisë prej raundit të dytë. Skuadra pejane takohet me skuadrën çeke Mesto Lovosice.

Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 17:00 në Lovosice të Çekisë.

Ndeshja e kthimit është më 27 tetor në “Karagaçi”, kurse Besa e synon avancimin e radhës evropian.

Besa ka bërë kombinim të lojtarëve me përvojë me lojtarët me potencial dhe kjo formulë shpresohet të jap rezultat ndaj skuadrës çeke.

Share This