Bernard Berisha vazhdon kontratën edhe për tri vjet me skuadrën ruse

Bernard Berisha vazhdon kontratën edhe për tri vjet me skuadrën ruse

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha do ta vazhdojë karrierën në kampionatin rus.

Ai ka njoftuar se e ka vazhduar kontratën edhe për tri vjet me skuadrën Akhmat. Marrëveshja e lidhë atë me skuadrën ruse deri në vitin 2027.

“Jam shumë i lumtur të njoftoj se kam vazhduar kontratën me klubin tim Akhmat deri në vitin 2027. Zoti është i madh! AKHMAT SILA💚☝🏼”, ka shkruar Bernard Berisha, raporton ballkani.info.

Share This