Behrami kritikon Leao-n: Ai nuk është kampion
Ish-mesfushori shqiptar i Lazios dhe Genoas, Valon Behrami në emisionin ‘Serie A shoë’, ka kritikuar sulmuesin e AC Milanit, Rafael Leao-n.
Ish-reprezentuesi i Zvicrës mendon se sulmuesi portugez nuk është një yll.
“Duhet të përcaktojmë kampionët. Për mua Leao nuk është për momentin. Ka pasur një sezon të mrekullueshëm, ku i tregojë të gjithat, ai fitoi kampionatin, por që nga ajo kohë nuk mund ta përcaktoj si kampion sepse tashmë nuk shoh një lojtar që është në skenë për shumë ndeshje”, ka thënë Behrami.
“Ne e dimë sa i mirë është, por ai tani nuk po luan mirë”, ka pohuar Behrami.
Ndryshe, Leao këtë sezon të garave, akoma nuk e ka gjetur formën e tij më të mirë.