Begaj vizitë në Kosovë, kreut të shtetit i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Drenasit
Presidentit Bajram Begaj i dhënë këtë të hënë (24 qershor) titulli “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
Kreu i shtetit, në ceremoninë e dhënies së titullit, e konsideroi këtë moment si një prej më të veçantëve në jetën e tij. Presidenti ua kushtoi nderimin e parë heronjve dhe dëshmorëve të luftës, por ai nuk la pa përmendur edhe ish-drejtuesit e UÇK-së, që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.
“Nderimi i parë shkon për heronjtë dhe dëshmorët e luftës dhe heronjtë e paqes që gjenden në Hagë.
Sot ndiej nder dhe privilegj të madh teksa qëndroj para jush dhe pranoj titullin qytetar nderi i Drenasit. Ky është një prej momenteve më të veçanta në jetën time.
Drenasi është vend me histori të pasur dhe zemër të madhe, Ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e Kosovës. Kjo tokë ka parë sfida të mëdha dhe ka lindur heronj që kanë luftuar me guxim për lirinë, pavarësinë e Kosovës e gjithë Shqiptarinë.
Personalisht i kam ende të gjalla sakrificat që kaluan shumë prej jush me agresionin serb”, deklaroi Begaj, raporton rtsh.