Begaj përgëzon qytetarët për votim: Urojmë qeveria të punojë me partnerët

Begaj përgëzon qytetarët për votim: Urojmë qeveria të punojë me partnerët

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës që shprehën vullnetin e lirë për procesin zgjedhor.

Në një postim në Facebook, Begaj ka uruar që qeveria e re të punojë në bashkëpunim me partnerët.

“Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike”, ka shkruar ai.

Share This