Begaj në Gllogjan: Vlerësojmë lartë sakrificën e dëshmorëve për liri

Begaj në Gllogjan: Vlerësojmë lartë sakrificën e dëshmorëve për liri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Presidenti Begaj vlerëson lartë gjithë sakrificën dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve për lirinë në Kosovë, duke shtuar se liria duhet të mbrohet me çdo kusht.

“Është kënaqësi të jem këtu në Deçan, në këtë vend të shenjt për të vazhduar festimet tona për 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës. Jemi këtu për të vlerësuar gjithë sakrificën, gjithë gjakun e derdhur për të arritur në këtë ditë të lirisë që është e jashtëzakonshme për ne dhe për shqiptarët. Prandaj, duhet ta mbrojmë me çdo kusht”, tha Begaj. /rtk/

Share This