Bedri Hamza e takon Edi Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza është takuar sot në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama për festën e madhe të 28 Nëntorit. Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë. Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë!”, ka shkruar Hamza. /Ballkani.info/