
BE: Plani për Gazën, hap kyç për të siguruar që Hamasi të mos kërcënojë më kurrë Izraelin
Shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas ka deklaruar se Bashkimi Evropian mbështet planin e çarmatimit të Hamasit, dhe e sheh atë si “një hap thelbësor për të siguruar që Hamasi të çarmatoset dhe të mos përbëjë kurrë më kërcënim për sigurinë e Izraelit”.
Në një deklaratë për mediat, ajo tha se Unioni “mirëpret shpalljen e një marrëveshjeje për çmontimin e përhershëm të armëve të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura jo-shtetërore, tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza dhe tranzicionin civil në Gaza, dhe u shpreh mirënjohje ndërmjetësuesve për përpjekjet e tyre të palodhshme”.
Ajo u bëri thirrje “të gjitha palëve që të miratojnë dhe zbatojnë marrëveshjen pa vonesë”.
Kallas theksoi gjithashtu se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Autoritetin Palestinian, “në mënyrë që ai të mund të marrë sërish nën kontroll efektiv dhe të sigurt Gazën”. /rtsh/

