Bayerni e mbyll sezonin në stilin e kampionit, deklason Hoffenheim-in

Bayerni e mbyll sezonin në stilin e kampionit, deklason Hoffenheim-in

Bayern Munchen e ka mbyllur sezonin 2024/25 me fitore të thellë 4-0 në udhëtim ndaj Hoffenheim, duke treguar edhe një herë dominimin e tyre në futbollin gjerman.

Golat e ndeshjes u hapën në minutën e 33-të nga Michael Olise, i cili shënoi për 1-0 dhe i dha sinjalin e parë të festës skuadrës bavareze.

Në pjesën e dytë, Joshua Kimmich dyfishoi rezultatin në minutën e 53-të, pas një asistimi nga vetë Olise, që konfirmoi edhe rolin e tij vendimtar në këtë sfidë.

Serge Gnabry u përkujdes në minutën e 80-të për golin e tretë, pas një asistimi të Harry Kane.

Sulmuesi anglez më pas e shtoi emrin e tij në listën e golashënuesve vetëm gjashtë minuta më vonë (86’), këtë herë pas një pasimi nga Boye.

Me këtë fitore, kampioni tashmë i shpallur, Bayern Munchen, e mbyll sezonin me 82 pikë në krye të tabelës.

Share This