Bayern Munich s’heq dorë nga Upamecanos, gati kontrata e re

Bayern Munich s’heq dorë nga Upamecanos, gati kontrata e re

Gjiganti gjerman Bayern Munich është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për rinovimin e kontratës me qendërmbrojtësin francez Dayot Upamecano.

Kontrata aktuale e tij skadon në qershor të vitit 2026, por për të shmangur çdo spekulim rreth një transferimi te Real Madrid apo klube të tjera evropiane, drejtuesit bavarezë kanë përshpejtuar negociatat.

Sipas mediave gjermane, marrëveshja e re pritet të zyrtarizohet brenda pak javësh.

Upamecano iu bashkua Bayernit në vitin 2021 nga RB Leipzig për mbi 40 milionë euro dhe që nga atëherë ka zhvilluar 156 ndeshje zyrtare me fanellën e kuqe.

Ai është shndërruar në një lider të mbrojtjes dhe konsiderohet një element i pazëvendësueshëm në skuadrën e trajnerit gjerman.

Në moshën 26-vjeçare, francezi shihet si shtylla kryesore e mbrojtjes së së ardhmes së Bayern-it, ndërsa vetë lojtari ka deklaruar disa herë se ndihet plotësisht i kënaqur në Mynih, si në aspektin sportiv ashtu edhe atë personal.

Share This