Bashkimi dhe White ndajnë rrugët

Bashkimi dhe White ndajnë rrugët

Bashkimi dhe basketbollisti amerikan Maliek White kanë ndarë rrugët.

Klubi nga Prizreni të martën përmes një njoftimi, ka konfirmuar se “amerikani Wihte nuk është më pjesë e Bashkimit”.

White ishte ndër të huajt e parë që iu bashkua ekipit nga Prizreni para fillimit të këtij sezoni dhe në 12 paraqitje në elitën e basketbollit kosovar, ai ka luajtur me një mesatare prej 9 pikëve, 3 kërcimeve dhe 3 asistimeve për ndeshje.

Pas largimit të White, Bashkimi në radhët e veta ka vetëm tre të huaj dhe renditet i dyti në tabelë me 22 pikë, një më pak se Trepça që është lidere pas 13-të xhirove të zhvilluara.

Share This