Bashkëpunimi ndëretnik, debat me qytetarë në Komunën e Mitrovicës së Veriut
Komuna e Mitrovicës së Veriut organizon takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale. Tema e këtij diskutimi do të jetë: Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile.
Ky takim zhvillohet në Kuvendi Komunal të Mitrovicës së Veriut.
Kujtojmë se një ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, pranë urës mbi lumin Ibër, protestuan qindra serbë, të cilët kundërshtuan hapjen e urës për qarkullimin e automjeteve. Komuniteti serb po kërkon që çështja e urës të diskutohet në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Ndërsa ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një prononcim për gazetarë gjatë vizitës së urës mbi Ibër, tha se hapja e urës së Ibrit nuk është çështje e dialogut, sepse bisedimet kanë përfunduar në vitin 2016.
“Nuk është çështja e dialogut fare. Është çështje e të drejtës për t’u hapur dhe e një vendimi që është tashmë publik”, ka thënë Sveçla.