Barcelona starton me fitore, Flick debuton me fitore

Barcelona starton me fitore, Flick debuton me fitore

Trajneri gjerman Hansi Flick ka debutuar me fitore në krye të Barcelonës.

Katalonasit e kanë nisur me fitore sezonin e ri në La Ligë, duke triumfuar sonte ndaj Valencias, me rezultat 1-2 në ‘Mestalla’.

Barcelona është treguar ekip më i mirë se Valencia duke marrë trepikëshin e parë në garën për kreun e tabelës.

Robert Lewandowski ishte njeriu i ndeshjes duke shënuar dygolësh në fitoren e ‘Blaugranave’ në minutën e 45-të dhe 49-të, këtë të fundit nga penalltia, ndërkaq golin e vetëm për skuadrën nga Mestalla e realizoi Duro (44’).

Share This