Barcelona mposht Realin, Liverpooli “shkatërron” United

Barcelona mposht Realin, Liverpooli “shkatërron” United

Miqësore luksi në SHBA. Barcelona fiton 2-1 El Clasicon përballë Realit të Madridit, ndërkohë që një tjetër duel spektakolar ishte Manchester United-Liverpool, që përfundoi 0-3 për The Reds.

Pau Victor shkëlqeu për katalanasit e Hansi Flick. 22-vjeçari realizoi dy golat e fitores për Barcelonën, teksa argjentinasi Nico Paz shënoi tetë minuta përpara fundit. Duke shkurtuar rezultatin për “Los Blancos”.

Po në SHBA, Liverpooli i Arne Slot nuk u përmbajt përballë “Djajve të Kuq” të Erik ten Hag, duke triumfuar 3-0 në klasiken angleze.

Skuadra e kuqe e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golave të Fabio Carvalhos dhe Curtis Jones. Në fraksionin e dytë të takimit suksesi me tris u kompletua nga Konstantinos Tsimikas. /SS/

Share This