Barcelona e shkatërron Bayern Munichun, Raphinha shkëlqen me het-trik

Barcelona e shkatërron Bayern Munichun, Raphinha shkëlqen me het-trik

Barcelona ka shënuar fitore të thellë ndaj Bayern Munich me rezultat 4:1, aty ku Raphinha shkëlqeu duke shënuar het-trik.

Skuadra e Hansi Flick nuk u përmbajt fare, pasi shënuan në pothuajse çdo rast që patën.

Goli i parë erdhi shumë herët, kur Raphinha në minutën e dytë shënoi për 1:0, pas një asistimi të bukur nga Fermin Lopez.

Bayern Munich u kundërpërgjigj pa u vonuar shumë. Ishte Harry Kane që barazoi shifrat në minutën e 18-të, i asistuar nga Sergey Gnabry.

Por, katalunasit deri në përfundim të pjesës së parë shënuan edhe dy herë.

Fillimisht shënoi Robert Lewandowski, duke rikthyer epërsinë prej një goli, për rezultatin 2:1, ndërsa në minutat shtesë Raphinha e shënoi golin e dytë personal në këtë takim, për rezultatin 3:1.

Në 45 minutat në vazhdim, përkundër se Bayern Munich e dominoi posedimin e topit, nuk arritën të bënin asgjë, ndërsa Barcelona e gjeti golin edhe një herë.

Raphinha e kompletoi het-trikun e tij në minutën e 56-të, kur shënoi për 4:1, me Lamine Yamal që asistoi.

Me këtë rezultat takimi përfundoi dhe Barcelona tani shijon fitoren e dytë, krahas edhe një humbje që pësuan në ndeshjen e parë.

Në anën tjetër Bayern Munich e pëson edhe humbjen e dytë në Ligë të Kampionëve, raporton nacionale.

Të gjitha rezultatet:

Share This