Barcelona dhe PSG pas sfidave drithëruese kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Barcelona dhe PSG pas sfidave drithëruese kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Barcelona dhe Paris Saint-Germain janë kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League, pas rezultateve të përgjithshme nga përballjet çerekfinale, ndonëse të dyja skuadrat kanë pësuar humbje të martën në ndeshjet e kthimit.

Aston Villa ka arritur një fitore 3-2 ndaj PSG-së në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Angli, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për ta eliminuar gjigantin francez, i cili kishte fituar takimin e parë në Paris me rezultat 3-1.

Parizienët e kanë nisur më mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi 0-2 me golat e Achraf Hakimi në minutën e 11-të dhe Nuno Mendes në minutën e 28-të.

Megjithatë, skuadra angleze ka reaguar shpejt. Youri Tielemans ka ngushtuar shifrat në minutën e 34-të, ndërsa John McGinn dhe Ezri Konsa kanë përmbysur gjithçka në pjesën e dytë, duke e mbyllur ndeshjen 3-2 në favor të Aston Villa. Por, rezultati i përgjithshëm prej 5-4 ka favorizuar PSG-në.No description available.

Në përballjen tjetër, Barcelona është mposhtur me rezultat 3-1 nga Borussia Dortmund në “Signal Iduna Park”, por katalanasit kanë avancuar falë fitores 4-0 në ndeshjen e parë në “Camp Nou”.

Dortmund e ka nisur vrullshëm sfidën e kthimit me dy gola nga Serhou Guirassy, njëri nga penalltia në minutën e 11-të dhe tjetri në minutën e 49-të. Por një autogol nga Bensebaini në minutën e 54-të ka ndërlikuar planet e gjermanëve, pavarësisht se Guirassy ka realizuar edhe një herë në minutën e 76-të. Rezultati përfundimtar prej 3-1 nuk ka mjaftuar për përmbysje, dhe Barcelona ka siguruar kalimin në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5-3.

Të mërkurën zhvillohen dy përballjet e tjera çerekfinale: Inter do të përballet me Bayern Munichun, ndërsa Real Madrid do të luajë ndaj Arsenal.

Share This