Barça ‘ngrin’ Dortmundin, Juve thellon krizën e Cityt, fiton edhe Arsenal

Barça ‘ngrin’ Dortmundin, Juve thellon krizën e Cityt, fiton edhe Arsenal

Barcelona ka bërë hapin e madh në garën për kualifikim në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve, duke mundur në udhëtim Borussia Dortmundi, me rezultat 2-3, të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së gjashtë të ligës më të madhe evropiane.

Dueli mes skuadrës gjermane dhe skuadrës katalonase, ka prodhuar një superndeshje, me raste të shumta dhe pesë gola të shënuara.

Katër golat e kësaj supersfidë erdhën në pjesëlojën e dytë. Fillimisht Raphina (53’), zhbllokojë lojën duke kaluar Barcelonën në epërsi prej 0-1. Shtatë minuta më vonë Dortmundit kthehet në lojë me golin e Guirassy duke barazuar shifrat në 1-1.

‘Blaugranat’ sërish kalojnë në avantazh përmes Torres (75’), mirëpo vetëm tre minuta më vonë sërish në skenë del Guirassy duke barazuar sërish rezultatin në 2-2 dhe duke shënuar golin e dytë personal në këtë duel, megjithatë, edhe Torres (78’) shënoi dy gola në këtë sfidë duke ia siguruar fitoren Barcelonës, e cila tani ngjitët në pozitën e dytë me 15 pikë, tri me pak se lideri i tabelës, Liverpool, kurse, Dortmund është jashtë tetës më të mirë pasi ka 12 pikë në vendin e nëntë.

Ndërkaq, Juventusi ka triumfuar në duel me Manchester Cityt, me rezultat 2-0. Vlahovic (53’) dhe McKennie (75’), shënuan nga gol për fitoren e Juvës e cila tani ka 11 pikë në pozitën e 13-të, derisa Cityt futët në krizë të thellë pasi që ka vetëm tetë pikë në vendin e 22-të.

Pikët e plota në këtë xhiro i ka arkëtuar edhe Arsenal që ‘Emiratës’ mundi Monacon, me rezultat 3-0, falë dygolëshit të Saka-s dhe një goli të Havertz (88’).

Pas kësaj fitore, Arsenal ngjitët në vendin e katërt me 13 pikë të tubuara.

Share This