Barça i kthehet fitoreve, shkatërron Villarealin
Pas humbjes nga Monaco në Ligën e Kampionëve, Barcelona i është kthyere fitoreve.
Katalonasit e kanë mposhtur në udhëtim bindshëm Villarealin prej 1-5, të dielën në kuadër të javës së gjashtë në La Ligë.
Të besuarit e Hansi Flick në çdo aspekt janë shfaqur ekip shumë më i mirë se Villareali, duke e dominuar ndeshjen dhe duke shënuar pesë gola.
Lewandowski (20’, 35’), Torre (58’) dhe Raphina (74’, 83’), shënuan për fitoren e Barcelonës, derisa golin e nderit për Villarealit e realizoi Perez (38’).
Pas kësaj fitore, Barcelona ka 18 pikë në vendin e parë, katër më shumë së Real Madridi, kurse, Villareali renditet e pesta me 11 sosh.