Barça e tërbuar: Reali? La Liga është fallso
Ndeshja Real Madrid-Almeria ka shkaktuar jo pak polemika, nisur nga episode e ndryshme që prodhoi ai 90-minutësh.
Pas fjalëve të Xavi Hernandez, erdhi edhe deklarata e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, i cili sulmoi Federatën Spanjolle.
Gjatë intervistës së dhënë për mikrofonat e Mundo Deportivo, numri një i Barçës, tha fjalën e tij për episodet që karakterizuan ndeshjen në Bernabeu fundjavën e kaluar: “Federata spanjolle është përgjegjëse për arbitrat dhe më tha se do të marrë masa. Po shohim situata që na shqetësojnë shumë, konkurrenca nuk mund të ndryshohet kështu me vendime si ato në Bernabeu”.
“Ne e kemi analizuar çështjen – përsëriti Laporta – dhe kundërshtarët tanë tashmë kanë përfituar disa pikë me episode të dyshimta arbitrazhi. Episodet që ishin shumë të dukshme të dielën e kaluar, prandaj ne kemi paraqitur një ankesë formale në Federatë. Ne pamë lojtarët shumë të shqetësuar në Bernbaeu”.