Ballkani triumfon ndaj Hamrunit dhe kualifikohet tutje
Pas Dritës, edhe kampioni i Kosovës Ballkani e ka siguruar kualifikimin në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ballkani edhe pse barazoi 0:0 në shtëpi, shënoi fitore 2:0 ndaj Hamrun Spartanit për ta siguruar “biletën” për në fazën tjetër.
Njësoi si në ndeshjen e parë, skuadra e Ilir Dajës ishte plotësisht në dominim megjithatë deri vonë iu mungoi konkretizimi.
U nevojit një gabim i portierit vendas që Ballkani të kalojë në epërsi. Ishte Walid Hamidi, i cili realizoi eurogol vollej nga mbi 30 metra distancë, ku “gardiani” mysafir bëri një intervenim të dobët.
Ndërkohë, fitoren pastaj e vulosi sulmuesi Bernard Karrica që shënoi nga pika e bardhë (76’).
Vlen të ceket se në këtë sfidë debutoi edhe braziliani Giovanni, që ishte në stol që disa ndeshje prej kur u transferua te Ballkani.
Në anën tjetër, Ballkani në rrethin tjetër do të jetë sërish favorit dhe përballet me skuadrën e Irlandës Veriore, Larne.