Ballkani në rrethin e tretë kualifikues në UEFA Conference League, ky është mesazhi i presidentit Ademi  

Ballkani në rrethin e tretë kualifikues në UEFA Conference League, ky është mesazhi i presidentit Ademi  

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani është kualifikuar në rrethin e tretë në UEFA Conference League, shkruan Rekordi.net.

Pas Dritës, edhe skuadra kampione, Ballkani është kualifikuar në rrethin e tretë në UEFA Conference League.

Skuadra suharekase shënoi fitore si mysafire ndaj skuadrës nga Malta, Hamrun, me rezultat 2:0.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, e ka uruar klubin nga Suhareka për suksesin e arritur.

“Përgëzime për futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe tifozët suharekas për kualifikimin tutje.

Ju priftë e mbara në ndeshjen e radhës kundër Larnes nga Irlanda e Veriut”, ka shkruar Ademi. /rekordi.net/

Share This