Ballkani deklason Ferizajn, Drita mposht Dukagjinin
Ballkani ka arritur një fitore të thellë 4-0 ndaj Ferizajt në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë, në kuadër të Javës së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra nga Suhareka ka dominuar nga fillimi deri në fund, duke bindur me paraqitje.
Adetunji e ka hapur serinë e golave në minutën e nëntë, ndërsa Ribeiro ka realizuar dy gola, në minutat e tridhjetë e gjashtë dhe pesëdhjetë e katërt, duke e çuar rezultatin në 3-0.
Adetunji e ka shënuar golin e dytë personal dhe të fundit të ndeshjes në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë. Ferizaj e ka humbur një mundësi të artë për të ngushtuar rezultatin në fund të pjesës së parë, kur Gligorov ka dështuar të shënojë nga penalltia.
Ndërkohë, në Klinë, Drita ka fituar 2-0 ndaj Dukagjinit.
Selmani ka realizuar golin e parë në minutën e shtatëdhjetë e shtatë për t’i dhënë epërsinë ekipit gjilanas, ndërsa dhjetë minuta më pas, Krasniqi ka shënuar golin e dytë dhe për të vulosur fitoren.
Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në vendin e parë me trembëdhjetë pikë, duke u barazuar me Llapin, Malishevën dhe Suharekën. Drita pozicionohet në vendin e pestë, ndërsa Ferizaj në vendin e nëntë.
Nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera: Feronikeli pret Malishevën, ndërsa Prishtina udhëton në Gjilan për t’u përballur me skuadrën vendase me emrin si të qytetit.