Ballafaqim mes trajnerit dhe lojtarëve, Ancelotti me tona të ashpra, Reali kërkon zgjidhje për krizën

Ballafaqim mes trajnerit dhe lojtarëve, Ancelotti me tona të ashpra, Reali kërkon zgjidhje për krizën

Ditën e sotme Carlo Ancelotti dhe të gjithë lojtarët e Realit të Madridit kanë bërë një mbledhje ku thuhet se askush nuk është kursyer nga ana e trajnerit.

Italiani si rrallë herë ka qenë i ashpër me lojtarët duke përdorur tone të forta.

Në këtë mbledhje të zhvilluar në qendrën stërvitore të Realit mësohet se lojtarëve u është kërkuar që të luajnë me më shumë grintë dhe jo vetëm me talent.

Mungesa e sakrificës për shokun, e parë në ndeshjen kundër Milanit, duhet të jetë një episod i veçuar dhe të mos përsëritet më ka qenë ideja e këtij ballafaqimi mes lojtarëve dhe trajnerit.

Share This