Bajrami, Muratit: Rrymën për 61 mijë familje e financoi BE-ja – ju e rritët çmimin në papërballueshmëri
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se për 6 muaj me radhë, qeveria i ka mbështetur 61 mijë familje të cenueshme duke ua subvencionuar faturat e energjisë elektrike.
Bajrami tha se 61 mijë familjet e subvencionuara për faturat e energjisë elektrike në gjashtë muajit e fundit janë bërë me fonde të BE-së për familjet pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta.
“Pra Bashkimi Evropian është institucioni që duhet të falënderohet për këtë ndihmë e Qeveria Kurti me ministër Muratin duhet të mbahet përgjegjëse që përkundër faktit që erdhën në pushtet duke premtuar lirim të çmimit të energjisë elektrike e rritën atë deri në papërballushmëri për 61 mijë familje në Kosovë”, shkroi Bajrami.
Tutje, ajo e kritikoi qeverinë duke thënë se falë politikave dhe sipas saj, mospunës së Qeverisë Kurti, sot 61 mijë familje apo rreth 250 mijë banorë jetojnë në varfëri ekstremi “dhe ministri i financave mundohet që këtë ta shes si lavd”.