Bajrami: Kurti ishte kundër liberalizimit të vizave
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ishte kundër liberalizmit të vizave.
Bajrami tha në emisionin DPT te Fidani, se Kurt ishte përgjegjës se përse u vonua liberalizimi për katër vjet.
“A e dini se çka ka bërë Lëvizja Vetëvendosje kur ishte në opozitë dhe ish-kryeministri Hoti e nënshkroi Marrëveshjen e Washingtonit? Ne e dimë me gazin lotsjellës edhe krejt çka ka ndodhur në Kuvend me Demarkacionin me Malin e Zi”, tha Bajrami.
“Ne e kemi pasur një shancë të artë që liberalizimi me u bë në vitin 2016-të, në vitin 2017-të me qenë në pako me vendet e tjera. Ne krejt e dimë, i vetmi kusht ka qenë Demarkacioni dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk ka lejuar që të votohet Demarkacioni dhe ne e humbën shansin”, theksoi ajo në Klan Kosova.