
Bajrami: Faturat e fryra të rrymës – hajnia më e madhe që Kosova ka përjetuar
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se përmes faturave të energjisë elektrike po ndodhë hajnia me e madhe që ky vend ka përjetuar ndonjëherë.
Sipas saj, ata që po e mundësojnë dhe po e lejojnë këtë vjedhje e kanë bekimin e ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanollit dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
“Ju kam thënë edhe më herët që përmes faturave të energjisë elektrike po ndodhë hajnina me e madhe që ky vend ka përjetu ndonjëherë – po vjedhet 24h në ditë, 7 ditë në javë secili qytetar i vendit”.
“Ata që po e mundësojnë dhe po e lejojnë këtë vjedhje e kanë bekimin e Artane Rizvanollit/Albin Kurtit. Militanta a po e cilësojmë patriotizëm edhe këtë?”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Postimi i saj në Facebook:
Ju kam thënë edhe më herët që përmes faturave të energjisë elektrike po ndodhë hajnina me e madhe që ky vend ka përjetu ndonjëherë – po vjedhet 24h në ditë, 7 ditë në javë secili qytetar i vendit.
Lexone shkrimin e gazetarit Agon Sinanaj, janë të dhënë të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
”Nga viti 2023, konsumatorët e rrymës në Kosovë e paguajnë tarifën e Fondit të BRE-ve katërfish më shtrenjtë, apo 3.14 euro për megavatë orë, prej 73 cent sa ka qenë në vitin 2022. Kjo rritje erdhi si rezultat i dështimit të KOSTT-it dhe ZRrE-së në menaxhimin e këtij Fondi dhe favoreve ndaj prodhuesve të energjisë së ripërtëritshme në “kurriz” të konsumatorëve”, Agon Sinanaj.
Ata që po e mundësojnë dhe po e lejojnë këtë vjedhje e kanë bekimin e Artane Rizvanollit/Albin Kurtit.
Militanta a po e cilësojmë patriotizëm edhe këtë?

