Bajrami e quan gjuhë të dështimit fjalimin e Kurtit para mërgimtarëve – “Përgjegjës që ia humbi vendit katër vite”
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur “gjuhë të dështimit” fjalimin që kryeministri Kurti mbajti të hënën në Taukbahçe para mërgimtarëve. “‘Dimër në verë’, ‘qerrja para kalit’, ‘kafeja pa filxhan’ – gjuha e dështimit e Albin Kurtit”.
Ajo ka thënë se Kosova që tri vite e gjysmë udhëhiqet nga një “popullist ekstrem që secilin vendim e bazon në sondazhe”.
“Kosova që 3 vite e gjysëm udhëhiqet nga një popullist eksterm që secilin vendim e bazon në sondazhe, jo sa ka me përfitu vendi, jo sa ka me përfitu qytetari, por çfarë ndikimi ka me pasë vendimi i tij në vota. Vota këto që me shumicë vijnë nga ata të cilët fare pak prekën nga vendimet e Albin Kurtit. Andaj Albin Kurti përdorë fraza si “dimër në verë”, “qerrja para kalit”, “kafeja pa filxhan”. Fraza të tilla boshe Albin Kurti përdori para dy dite kur takoj mërgatën, ai ndër të tjera u tha: “Gjendja ka qenë e rëndë, dikur edhe vera ka qenë dimër””, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka shkruar se Kurti në takimin me mërgatën tha se “gjendja ka qenë e rëndë, dikur edhe vera ka qenë dimër”. Bajrami e ka pyetur Kurtin se kur ka qenë vera dimër.
Bajrami e ka pyetur Kurtin se a ka qenë vera dimër kur Kosovë nënshkruante marrëveshjen e Stabilizi, Asociimit apo kur Kosova është nën sanksione.
“Atëherë kur Kryeministri i Kosovës i kishte dyert e hapura në Shtepinë e Bardhë e nënshkruate marrëveshje, apo tani kohën kur ju si Kryeministër në SHBA s’mund takoni askënd tjetër pos menaxhmetin e UBER-it? A ka qënë vera dimër kur Kosova nënshkruante marrëveshjen e Stabilizim Asociimit apo nën qeverisjen tuaj që Kosova është që 14 muaj nën sanksionet të BE-së? Si na paska qënë vera më herët e si qenka tani kur që tri vite e gjysmë asnjë njohje, asnjë antarësim, asnjë projekt, asnjë investim, asnjë premtim i realizuar – veç patriotizëm fallc nga ju dezertorët e dikurshëm.”
Bajrami ia ka përmendur Kurtit edhe “xhipat e zi”, duke thënë se “derisa ishte në opozitë çfarë nuk thoshte për qeveritarët me xhipat e zi, që 3 e gjysëm po thotë kjo thjeshtë është protokolare”.
Më pas ish ministrja e Financave e ka pyetur Kurtin se çfarë ka bërë ai për ta luftuar korrupsionin.
“Një fjali tjetër me të cilën Kurti edhe mund ta mirëmbajë simpatinë e disa mërgimtarëve ishte “Korrupsioni pat pllakosur qeverisjet e mëhershme në majat e saj”. Por, unë e pyes Kurtin çfarë ka bërë ai për ta luftuar korrupsionin?”, raporton ballkani.info.