Atalanta triumfon ndaj Milan dhe merr kryesimin e Serie A
Me këtë fitore, skuadra bergamase mori kryesimin e Serie A me 34 pikë, duke kaluar Napolin që renditet në vendin e dytë me dy pikë më pak.
Ademola Lookman ka qenë heroi i Atalanta në fitoren 2-1 ndaj Milanit në stadiumin “Gewiss”.
Atalanta e filloi ndeshjen mirë, duke kaluar në epërsi brenda pesëmbëdhjetë minutave të para me golin e De Ketelaere. Ish-lojtari i Milanit ka shënuar me kokë pas një krosimi të saktë nga Marten De Roon.
Megjithatë, epërsia ka zgjatur vetëm dhjetë minuta, pasi Rafael Leao ka asistuar për Alvaro Morata, i cilie ka barazuar rezultatin me një goditje precize.
Në pjesën e dytë, loja ka qenë më e balancuar, me të dyja skuadrat që kanë kërkuar kontrollin. Përfundimisht, ka qenë Lookman ai që ka vulosur rezultatin tre minuta para fundit, duke realizuar me kokë pas një pasimi të saktë nga Lazar Samardzic.
Kjo ishte fitorja e nëntë radhazi për Atalantën në të gjitha garat, ndërsa për Milanin kjo humbje shënon një hap prapa në garën për zonën europiane.