Atalanta shkëlqen edhe jashtë fushe, 600 milionë euro të fituara nga viti 2010
Rezultate të shkëlqyera në fushë, por edhe jashtë saj. Atalanta është magjepsëse në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare nën drejtimin e trajnerit Gasperini, por edhe drejtuesit e klubit kanë bërë një punë të shkëlqyer, duke mbyllur gjithmonë bilancet në mënyrë pozitive dhe gjithmonë duke arritur të blejnë lojtarë me cilësi pa ndikuar në llogaritë.
Atalanta ka vendosur një rekord të ri. Sipas ‘Calcio e Finanza’, klubi zikaltër ka realizuar 85.9 milionë euro fitime kapitale në sezonin 2024/2025, që është pika më e lartë e arritur ndonjëherë nga klubi italian.
U kaluan 70.9 milionë eurot e sezonit të kaluar dhe klubi i presidentit Percassi e arriti këtë shifër falë edhe shitjes së Teun Koopmeiners te Juventusi për një fitim kapital prej 44.5 milionë.
Një shifër e pabesueshme nëse shikoni të gjithë periudhën e drejtuar nga familja Percassi, klubi ka 594.2 milionë euro në total fitime kapitale dhe midis 2010 dhe 2024 ato përfaqësonin 26% të të ardhurave totale të klubit.
Transferimi më “fitimprurës” ishte ai i Hojlund te Manchester United për 53.2 milionë euro i ndjekur nga Koopmeiners dhe Kulusevski te Juventusi për 34.3 milionë euro dhe nga Romero te Tottenham për 33.8 milionë euro.