Atalanta e Gjimshitit ‘ngrin’ Napolin e Rrahmanit
Atalanta është treguar skuadër shumë e fortë në duel me Napolin.
Atalanta e Berat Gjimshitit mundi të udhëtim Napolin e Amir Rrahmanit, me rezultat 0-3, të dielën në kuadër të javës së 11-të në Serie A.
Skuadra nga Bergamo bëri paraqitje mjaft të mirë, duke qenë ekip dominues dhe duke i shkaktuar humbjen e parë skuadrës së Antonio Contes.
Lookman (10’, 31’) dhe Retegui (90+3’), shënuan për fitoren e Atalantës, e cila tani ka 22 pikë në vendin e dytë, vetëm tri pikë larg Napolit që kryeson elitën e futbollit italian.