Aston Villa thyen Evertonin

Aston Villa thyen Evertonin

Aston Villa duket se do të jetë ‘arrë e fortë’ këtë sezon të garave në Premier League.

Aston Villa e ka shkatërruar Evertonin duke e mposhtur bindshëm prej 4-0, të dielën në kuadër të javës së dytë në elitën angleze.

Futbollistët e Aston Villës kanë bërë paraqitje mjaft të mirë në duel me Evertonin, duke dominuar tërësisht në terren dhe duke shënuar katër gola.

Mcginn (18’), Luiz (24) nga penalltia, Bailey (51’) dhe Duran (75’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës nikoqire.

Aston Villa arkëton trepikëshin e parë në këtë edicion të garave, derisa Evertoni akoma nuk ka asnjë pikë.

Share This