Asgjësohen mbi 960 bimë kanabisi në një fshat të Klinës

Asgjësohen mbi 960 bimë kanabisi në një fshat të Klinës

Ditën e së shtunës në një fshat të Klinës, me urdhër të prokurorit Ersan Qavolli ka nisur operacioni për gjetjen dhe asgjësimin e 960 bimëve të llojit mariuhanë.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, prokurori Qavolli.

Ai po ashtu tha se ka disa të dyshuar lidhur me mbjelljen e bimëve.

“Kemi arritur të lokalizojmë vendin e bimëve narkotike të llojit mariuhanë, ku kanë qenë gjithsej 960. Kemi disa të dyshuar ndërsa vendi ku janë gjetur bimët është në një fshat të Klinës. Pa gjetjes së bimëve, ato janë nxjerr e më pas edhe janë asgjësuar”, u shpreh Qavolli për Klankosova.tv.

Share This