
Arteta kritikohet nga Rooney për humbjen ndaj United
Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka kritikuar trajnerin e Arsenal, Mikel Arteta, pas humbjes 3-2 ndaj United në Premier League.
Sipas Rooney, Arteta është treguar i nxituar kur skuadra e tij kishte mbetur në disavantazh dhe kishte bërë katër zëvendësime njëherësh.
“Mendoj se pati panik. Arteta është trajner i shkëlqyer, por pas epërsisë 2-1 të Unitedit, ai u ngut me ndryshimet dhe kjo nuk funksionoi”, ka thënë Rooney.
Ai ka shtuar se, megjithatë, Arsenal mbetet favorit për titull, por gara do të jetë shumë e vështirë deri në fund të sezonit.
Arsenali tani do të përqendrohet në Champions League, ndërsa në kampionat çdo hap fals mund ta rrezikojë seriozisht epërsinë në krye të tabelës.


