
Arsenali mundet edhe nga Bournemouth
Pas disfatës mesjavën që lamë pas nga PSG (0-1) në Ligën Kampionëve, Arsenali është mundur edhe nga Bournemouth, me rezultat 2-1, të shtunën në ‘Emiratës’ në kuadër të Premier League-s.
‘Topçinjtë’ as në duel me Bournemouth nuk ia dolën që të këndellën për t’iu kthyer fitoreve.
Ndonëse futbollistët e Arsenalit, e kontrolluan lojën më mirë në terren, megjithatë, ishte skuadra angleze e cila në fund iu gëzua fitores.
Rice (34’) zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Arsenalin në epërsi prej 1-0.
Mirëpo, skuadra mike në pjesëlojën e dytë ia doli që të përmbyse avantazhin e nikoqirëve falë një goli të Huijsen (67’) dhe një goli të Evanilson (75’) për rezultatin 1-2.
Arsenal është në vendin e dytë me 67 pikë, kurse, Bournemouth ka 53 sosh në pozitën e tetë.