
Arsenali fiton derbin me përmbysje, ndalet Manchester United
Arsenali fiton me përmbysje derbin e Londrës.
Pavarësisht një fillimi të vështirë — ku Chelsea kaloi në avantazh falë një goli të bukur të Rogersit — skuadra e Artetës reagoi.
Havertzi barazoi rezultatin në gjysmën e pjesës së parë, kapiteni Odegaard i kaloi “topçinjtë” në avantazh në pjesën e dytë.
Tashmë, Arsenali është ngjitur në krye të renditjes, krah për krah me Manchester Cityn me pikë të plota pas 3 ndeshjeve të luajtura. Më herët gjatë pasdites, Manchester United barazoi 2-2 me Evertonin në Liverpul.

