Arrestohet një 19-vjeçar për dhunim, e mori një vajzë kinse për ta dërguar në spital por e çoi në pyll
Një person është arrestuar për dhunim në Pejë dhe është ndaluar për 48 orë.
Policia ka njoftuar se të shtunën rreth orës 02:45 në lagjen Karagaç dy vajza kishin problem me njё person. Ato kanë deklaruar se i dyshuari e kishte dhunuar njërën.
“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes kanё takuar dy vajzat tё cilat deklarojnё se kishin dalё pёr tu zbavitur, pasi qe njёra nga vajzat (dëshmitarja), kishte konsumuar alkool dhe iu ёshtё pёrkeqёsuar gjendja, aty i dyshuari iu ёshtё ofruar qё ti ndihmoj pёr ti dёrguar nё Spital, mirpo i njëjti nuk i ka dёrguar nё Spital por nё drejtim tё kundёrt dyshohet nё (Pyll), mbi lagjen Zatra, ky dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën kundёr dёshirёs sё saj”, ka thënë Policia.
I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin G.T. 19 vjeç.