Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës

Pas dy ditësh në kërkim, Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, të dyshuar për rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. I dyshuari u lokalizua dhe u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit në Deçan, rreth orës 23:40, pas një operacioni policor dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi u realizua sonte rreth orës 23:40 në Deçan, pas angazhimeve intensive operative e hetimore dhe bashkëpunimit me qytetarët.

I dyshuari ishte në kërkim nga organet e rendit në lidhje me këtë rast. Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e dhënë në lokalizimin e tij.

Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se veprimet e mëtejshme procedurale do të ndërmerren në koordinim me organet kompetente të drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit, raporton rtk.

Deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, personi i dyshuar prezumohet i pafajshëm, në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë.

Share This