Arrestohen dy ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Zubin-Potok

Arrestohen dy ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Zubin-Potok

Dy ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar në Zubin-Potok, pasi u janë gjetur uniforma policore, derisa njërit prej tyre edhe armë pa leje.  

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (ish pjesëtar i Policisë së Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës, si dhe një armë gjuetie me leje të skaduar me 50 copë fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, ish-pjesëtari i dytë i policisë  është arrestuar për përvetësim në detyrë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (ish pjesëtar i Policisë Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e ti janë gjetur dhe konfiskuar: Një uniformë e një folder me dokumente dhe një shtëpizë e kompjuterit”, njoftoi tutje policia. I dyshuari më vendim të prokurorit është liruar dhe hetimi vazhdon në procedurë të rregullt.

Share This