Arrestohen 10 persona në Suharekë, luanin bixhoz

Arrestohen 10 persona në Suharekë, luanin bixhoz

Policia ka njoftuar se dhjetë persona janë arrestuar në Suharekë pasi janë zënë duke luajtur bixhoz.

Të dyshuarit janë hasur në një kafene të qytetit në rrugën “Brigada 123”.

“Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit janë hasur në një kafiteri, e cila ishte pronë e njërit nga të arrestuarit duke luajtur bixhoz. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thekson  policia, raporton rtk.

Share This