Argjentina tepër e fortë edhe pa Messi, Brazili fiton në “frymën e fundit”

Argjentina tepër e fortë edhe pa Messi, Brazili fiton në “frymën e fundit”

Argjentina vazhdon rrugëtimin drejt Botërorit të vitit 2026. Kampionët e botës triumfuan pastër në transfertë ndaj Bolivisë me rezultatin 3-0.

Një ndeshje e zgjidhur shumë shpejt, me sfidën që nuk pati shumë histori.

Enzo Fernandez dhe Nicolas Tagliafico siguruan 3 pikët që në pjesën e parë me golat e tyre. Në pjesën e dytë Argjentina kontrolloi takimin pa ndonjë rrezik të madh, deri në momentin ku Nicolas Gonzales shënoi golin e tretë për “Albiçelestët”.

Me këtë fitore skuadra e Lionel Scalonit shkoi në kuotën e 6 pikëve pas dy ndeshjeve.

Në ndeshjet e tjera të kualifikueseve, Brazili vuajti shumë në Lima përballë Perusë, por ja doli të marrë tri pikët pas golit të mbrojtësit të PSG, Marquinhos.

Me suksesin në transfertë Brazili ngjitet në vendin e parë me pikë të barabarta me Argjentinën, por me golavarazh më të mirë.

Nga ana tjetër, Uruguai zhgënjeu përballë Ekuadorit, ku u mposht me shifrat 2-1. Pavarësisht se kaluan të parët në avantazh, Uruguai pësoi 2 gola nga Felix Torres, nga një për çdo pjesë, duke e mbyllur në humbje takimin e dytë dhe duke mbetur në kuotën e 3 pikëve.

Vlen për t’u theksuar se me formatin e ri të botërorit që do të aplikohet pas 3 vitesh, do të jenë 6 skuadra nga Amerika e jugut që do të shkojnë në botëror, gjithashtu me vendin e shtatë që do të luajë play-off me një vend nga Oqeania.

Share This