Arda Guler si Odegaard? Arsenali shënjestron talentin turk

Arda Guler si Odegaard? Arsenali shënjestron talentin turk

Arda Guler nuk po kalon një moment të lumtur te Real Madrid.

Në një vit e gjysmë nën drejtimin e Carlo Ancelotti, talenti turk luajti vetëm 22 ndeshje nga 48 në dispozicion (nga të cilat 8 si titullar), duke qëndruar jashtë për shkak të dëmtimit në 24 raste të tjera.

Talenti i ri turk përpiqet të gjejë hapësirën e nevojshme për t’u rritur dhe demonstruar cilësitë e tij.

Arsenali po monitoron nga afër situatën e Güler, duke parë ngjashmëri tek ai me Martin Odegaard. Edhe norvegjezi, gjatë eksperiencës te Real Madrid, gjeti pak hapësirë ​​për t’u shprehur, derisa u huazua te Real Sociedad, ku shpërtheu.

Arsenali tani synon të përsërisë këtë strategji, duke i ofruar Güler-it mundësinë për të rigjetur veten në një mjedis që vlerëson talentet e rinj.

Share This