Arabia Saudite përgatit ofertën e ‘çmendur’ për Vinicius
Arabia Saudite nuk të ndalur në garën për të transferuar yjet e futbollit botëror.
Sipas medieve të huaja, arabët po përgatisin një ofertë në vlerë prej 1.3 miliardë dollarësh për të blerë superyllin brazilian të Real Madridit, Vinicius.
Në rast se do të realizohet ky transferim, atëherë braziliani do të thyente rekordin botëror për transferimin më të madh në historinë e futbollit.
Fondi i Investimeve Publike të qeverisë saudite (PIF), i cili kontrollon disa nga klubet më të mira në Ligën Saudite Pro, u përpoq të nënshkruante me Vinicius sezonin e kaluar. Por Real Madridi e bëri të qartë se nuk do ta linin të largohej për më pak se klauzola e tij e lirimit prej 1 miliard euro.
Mirëpo, siç raportohet, Arabia Saudite sërish është kthyer kah asi braziliani. Ata janë të gatshëm t’i paguajnë Real Madridit 300 milionë dollarë paraprakisht për transferimin e lojtarit.
Oferta prej 1.3 miliardë dollarësh nuk është vetëm për Real Madridin pasi që vetë Vinicius do të fitonte 1 miliard euro gjatë pesë sezoneve. Kjo do ta bënte brazilianin një nga sportistët më të paguar në botë, ndoshta edhe më shumë se Cristiano Ronaldos, i cili aktualisht kryeson listën e Forbes të futbollistëve më të ardhurat.